Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, pritet ta nisë nga stoli ndeshjen e Anglisë ndaj Serbisë, sonte.
Sipas raportimeve të Sky Sports News trajneri Gareth Southgate do t’i japë përparësi sulmuesit të Aston Villës, Morgan Rogers, i cili do të luajë në rolin e numrit 10, ndërsa Marcus Rashford pritet të startojë në krahun e majtë të sulmit.
Ndërkohë, trajneri Thomas Tuchel ka konfirmuar se mbrojtësi Marc Guehi mund të rikthehet në fushë për Anglinë në ndeshjen e dytë të këtij kampi, ndaj Shqipërisë të dielën.
Guehi kishte pësuar një lëndim në këmbë javën e kaluar që e kishte lënë të paaftë për të ecur, duke e detyruar të mungojë në barazimin 0-0 ndaj Brightonit. Megjithatë, mbrojtësi tashmë ka hequr patericat dhe i është bashkuar grumbullimit të kombëtares.
“Me Marcun është shumë e dhimbshme, por nuk ka dëmtime strukturore. Gjithçka varet nga dhimbja. Ka mundësi që nga një ditë në tjetrën gjendja e tij të përmirësohet ndjeshëm. Po punojmë me synimin që ai të jetë gati për ndeshjen e dytë”, tha Tuchel.
Ai shtoi se nëse Guehi nuk arrin të stërvitet deri të shtunën, atëherë nuk do të udhëtojë me ekipin dhe do të qëndrojë në Londër për trajtim.
Tuchel thotë se Harry Kane, Jude Bellingham dhe Phil Foden s’mund të luajnë bashkë në Angli
