Arb Manaj i bashkohet klubit kroat

Arb Manaj i bashkohet klubit kroat, Slaven Belupos duke besuar se do të përshtatet shpejt me skuadrën dhe do ta ndihmojë të arrijë rezultatet më të mira të mundshme

Futbollisti i ri i SSlaven Belupos, Arb Manaj

Arb Manaj është transferuar zyrtarisht në Slaven Belupo të martën e 26 korrikut. Klubi kroat përmes një komunikate për media ka treguar se Manaj është pjesë e këtij ekipi.

“Arb Manaj është lojtari i ri i Slaven Belup. Sulmuesi ka lindur në Klinë të Kosovës, më 23.7.1998, nënshkroi kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi dhe do të ketë të drejtë të luajë për ekipin tonë nga ndeshja me Osijekun”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre.

“Në karrierën e tij, Manaj mbrojti ngjyrat e klubeve kosovare KF Dukagjini dhe KF Trepça, për të cilat shënoi 24 gola në 52 ndeshje, dhe ligës së dytë turke Keciörengücü, Balikesirspor, Bandirmaspor, për të cilët shënoi 18 gola në 48 paraqitje. Gjithashtu duhet theksuar se ai ka bërë tri paraqitje për kombëtaren e Kosovës, dy prej të cilave në qershor të vitit të kaluar dhe një herë ka goditur rrjetën”.

Ndërsa, Manaj ka deklaruar se është i lumtur që ka nënshkruar kontratë me Slaven Belup.

“Unë di gjithçka për ligën dhe klubin. Kam folur shumë me Hoxhon, me të cilin tashmë kam luajtur në kombëtaret e të rinjve të Kosovës, kështu që pak a shumë më ka shpjeguar gjithçka”, ka thënë Manaj.

Futbollisti më i ri i klubit kroat tutje ka shtuar se beson se do të përshtatet shpejt me skuadrën dhe do ta ndihmojë të arrijë rezultatet më të mira të mundshme me lojërat e tij.

“Kam disa kohë që stërvitem me skuadrën dhe tani më në fund kanë përfunduar të gjitha ‘teknikët’, kështu që mund t’i përkushtohem plotësisht futbollit – tha Manaj pas nënshkrimit të kontratës.

 

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika