Arben Hajrullahu zgjedhet rektor i ri i UP-së

Hajrullahu do të ketë mandatin e rektorit prej vitit 2024 deri më 2028.

Me gjashtë vota për, anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës e kanë zgjedhur kandidatin Arben Hajrulluahu për rektor të ri të UP-së.

Hajrullahu do të ketë mandatin e rektorit prej vitit 2024 deri më 2028.

Kandidatët tjerë për rektor të UP-së ishin: Eda Vula dhe Lidvana Pallaska Spahiu, të cilat nuk morën asnjë votë, kurse Isak Shabani mori tri vota.

Këshilli Drejtues përbëhet nga nëntë anëtarë, shtatë prej tyre burra dhe dy gra: Altin Sahiti (kryetar), Arbëresha Nela- Turjaka (zëvendëskryesuese e KD-së) dhe anëtarët – Azem Hajdari, Arian Krasniqi, Naser Kabashi, Hajrullah Koliqi, Selim Bezeraj, Rifat Krasniqi dhe Arta Shehu Zaimi.

Prej këtyre anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së, në komision zgjedhor të konkursit për rektor u zgjodhën: Arbëresha Nela-Turjaka – kryesuese e komisionit, Arian Krasniqi dhe Azem Hajdari – anëtarë.

Për dallim nga intervistimi dhe votimi i katër kandidatëve burra për rektor të UP-së në konkursin e datës 07.05.2024, intervistimi dhe votimi i kandidatëve të konkursit të rishpallur është përcjellë edhe nga Burim Gashi, drejtor i Departamentit të Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit./Kallxo.com

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika