Ardi dhe Mirdoni së shpejti do të publikojnë këngën kushtuar nënës

Ard Gashi dhe Mirdon Pacolli, dy banorë tashmë të njohur të Big Brother VIP Kosova, së shpejti do të publikojnë këngën kushtuar nënës, ku tekstin e kanë shkruar sa ishin banorë të shtëpisë

Ard Gashi dhe Mirdon Pacolli kanë zbuluar se së shpejti do të publikohet kënga e tyre kushtuar nënës, të cilën e kanë shkruar sa ishin brenda shtëpisë së famshme të Big Brother VIP Kosova II.

“Kënga është edhe pak ditë po besoj gati. Keni me dëgju. Sipas shijeve tona, është kënga më e mirë që e kemi punuar najhere gjatë kësaj karriere që punoj në muzikë. Është gati me e realizu”, tha Ard Gashi për emisionin “Radar” me Edita Dolin.

Dyshja, Ardi dhe Mirdoni, kanë qenë banorë të shtëpisë së famshme deri në gjysmëfinale, pas disa javësh qëndrimi brenda.

T’i kujtojmë pak vargjet e shkruar brenda shtëpisë:

“Mall për nënë, e shikoj hënën.
Veç hana m’ban dritë
Zemër ndjej afër, e larg nga kjo vatër
Mërzii
Që shpirtin po ma fik

T’kisha mujt me t’thirr ty në emër
Veç niher mema shnosh zemrën
Ajo erë, që ma kujton fëmijërinë
Shpirti jem me ta ni zanin,

Edhe ni here me mpas ti tanin
Hyjni
Që ma mësove dashniinë
Hana del, edhe unë rri vet
Edhe lotët mu kanë tretë
Se pa ty unë jam mërzit
Mo as hana nuk m’ban dritë
…”, janë vargjet e kënduara nga Ardi.

Ndryshe, Ard Gashi dhe Mirdon Pacolli, dy ish-banorë tashmë të njohur të Big Brother VIP Kosova, kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar ‘Pa ty’  pak ditë pasi janë futur në shtëpinë e famshme.

Projekti është prodhuar nga Blerim Haziri, një emër i njohur në industrinë muzikore, dhe është realizuar nga Time Pictures.
Teksti i këngës është krijuar nga vetë Ardi, në bashkëpunim me Uki-n që kanë sjellë një këngë tërheqëse për dëgjuesit.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika