Ariana Gucati: Pres që babai im Hysni Gucati të lirohet sot

Ariana Gucati, vajza e Hysni Gucatit, ka thënë se pret që babai i saj të shpallet i pafajshëm dhe të lirohet menjëherë

Vajza e Hysen Gucatit ish-kreut të OVL-UÇK-së, Ariana Gucati është shprehur optimiste se babai i saj do të shpallet i pafajshëm.

Ajo ka thënë se bashkë me familjen e saj, janë duke e pritur lajmin për lirimin e Gucatit.

Sipas saj, edhe pritja e avokatëve është poizitve.

“Ne si familje jemi të emocionuar dhe jemi optimistë që drejtësia ta marrë vendimin e duhur që të gjithë së bashku të kthehen në vendin e tyre. Personalisht sot nuk kam biseduar, por, që nga fillimi kanë qenë të bindur për pafajësinë e tyre. Edhe pritja e avokatëve është pozitive dhe besojmë sikurse ta edhe ne besojmë se gjykimi është i drejtë”, ka deklaruar ajo.

Familjarë, shokë e bashkëluftëtarë të Hysni Gucatit po qëndrojnë te shtëpia e tij, të cilët kanë thënë se po presin që ish-kryetari i OVL UÇK-së dhe ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të lirohet të mërkurën.

Në aktakuzën që rëndon Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn thuhet se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, në tri konferenca për shtyp dhe transmetime të tjera televizive, si dhe përmes shpërndarjes së mëtejshme, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj zbuluan, pa autorizim, informacione të mbrojtura nga Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, përfshirë të dhëna personale të disa dëshmitarëve (të mundshëm).

 

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika