Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me afër 500 euro, për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka pranuar një dënim prej 55,000 dinarësh, për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në selinë e partisë së tij gjatë festës së 28 nëntorit, ditës së Flamurit. Ai e ka cilësuar këtë vendim si pjesë të një kolazhi diskriminues kundër shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë të ditur se këtë të enjte ka pranuar dënimin prej 55 mijë dinarë (rreth 500 euro), nga Gjykata për Kundërvajtje në Vranjë, lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e Alternativës për Ndryshim — dega Bujanoc, me rastin e festës së 28 nëntorit, Ditës së Flamurit.

Arifi ka theksuar se ky aktvendim është pjesë e kolazhit diskriminues dhe e shkeljeve të drejtave sistematike individuale, kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Gjykata në fjalë ka nxjerrur AKTVENDIM lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në selinë e partisë tonë në Bujanoc, me ç’rast ky dënim përbëhet prej 5000 dinarëve ndaj mua si person përgjegjës në pozitën e kryetarit të partisë “Alternativa për Ndryshim”, ndërkaq 50.000 dinarë për subjektin politik që kam drejtuar deri në shkurt të këtij viti, kur është datuar edhe ky aktvendim”, ka shkruar Arifi në Facebook.

Ai, gjithashtu, ka theksuar se ndërsa Qeveria e Kosovës po përgatitet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shqiptarëve në Preshevë u mohohen të drejtat elementare njerëzore.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika