Arifi dorëzon Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, të martën ka dorëzuar Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë.

Sipas Arifit, ky kallëzim penal bëhet për siç ka thënë ai, keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Arifi para mediave tha se me fitoren e tij në Preshevë ka ndryshuar qasja e Qeverisë Kurti ndaj Luginës.

“Çka ka ndodhur është një anomali politike pasi që ka humbur pushtetin partia e favorizuar e Vetëvendosjes në prill të vitit 2021, shumicën në asamblenë komunale dhe është vendosur një pushtet i ri që unë i prij, ka ndërruar edhe qasja e Qeverisë Kurti ndaj Luginës së Preshevës. Ju e dini Besnik Bislimi ka qenë në Luginë ku ka proklamuar që ndihmat e Qeverisë tashmë do të dërgohen në Luginë të Preshevës përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar”.

“Çka ka ndodhur është një krim i organizuar në një formë të paparë kinse në emër të shqiptarëve në Luginë. Dy vite ka zgjatur implementimi i projektit nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe në fund rezultoi se dy milionë euro janë shpërndarë në kohë fushate në tetor”, u shpreh Arifi.

Sipas tij, me paratë e Kosovës është munduar të avancohet dhe forcohet një parti politike në Luginë, ndonëse atje janë pesë të tilla.

Ai gjithashtu pretendoi se Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ia ka shpërndarë 27 mijë euro një organizate fantome.

“Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit Kurti, ia ka shpërndarë 27 mijë euro një anëtari të Kryesisë së saj në Preshevë. Një shoqatë e cila është fantome. Agon Islami është anëtar i kabinetit të Shaip Kamberit dhe ka marrë 25 mijë euro veç pse ka një portal që shpërndan dezinformata. Presionin që na ka bërë qytetarët dhe shoqatat për një keqmenaxhim kaq të thellë për të zhvatur para, na ka sjell sot në këtë moment”.

“Këtë situatë na e ka imponuar Vetëvendosja. Ky rrjet që është ndërtuar me njerëzit e tyre, dhe ne dyshojmë që ky rrjet ka pasur një qëllim shumë të qartë. Këtu Albin Kurti edhe pse nuk ka fakte në padinë që e kemi bërë, nëse ka folur më së shumti kundër hajnisë është i thirrur për të vepruar”, tha tutje Arifi.

Për dorëzimin e Kallëzimit Penal, Arifi kishte paralajmëruar edhe një ditë më parë.

“Ju ftoj në press-konferencë para ndërtesës së Prokurorisë, ku do të merrni vesh më shumë rreth Kallëzimit Penal, që po dorëzojmë, në lidhje me zhvatjen e mjeteve të taksapaguesve kosovarë përmes konkursit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës dhe implikimit të Qeverisë së Kosovës”, kishte thënë Arifi në një komunikatë dërguar mediave.

Arifi: Do të dorëzoj kallëzim penal për keqpërdorim të mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga KBSh

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika