Arifi për Kurtin: Në Kosovë skifter e në Bruksel pulë e lagur, ka bërë tradhti kombëtare për shqiptarët e Luginës

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, ka shprehur kritika dhe akuza të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në "Debat Plus"

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, në “Debat Plus” ka qenë i ashpër me kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Sipas tij, Kurti e ka harruar Luginën e Preshevës dhe premtimet e tij për reciprocitet në dialog janë harruar.

Më tej duke komentuar draftin e Asociacionit të ciline e ka pranuar Kurti, Arifi ka thënë se Kurti në Kosovë po është “skifter” e në Bruksel “pule e lagur”.

Unë jam çdo here kritik ndaj VV-së dhe Albin Kurtit sepse nuk e kam besuar kurrë që mund të bej atë që e thotë. Ne Kosovë ia ka mbajtur skifter, e ne Bruksel tash po shihet ka dal si pulë lagtë. Në këtë kontekst e kam de fakto, sepse nuk e ka pasur të sinqertë Luginën e Preshevës në kuadër të dialogut. Ka folur për reciprocitet, ku është reciprociteti”, ka thënë Arifi.

Sipas tij, Kurti me veprimet e tij në dialog ka bërë “tradhti” ndaj shqiptarëve të Luginës.

“Me atë marrëveshje (të Ohrit) që e ka pranu Kurti, e ka varros aspiratat tonë në bazë të referendumit të 1992 për tu bashkuar me Kosovën. E ka varros, nuk ka shpresë më, sepse ndërkombëtarët më nuk lejojnë të bisedohet edhe për çështjen e Luginës të bashkohet në Republikën e Kosovës. Nuk e lejojnë më. E kjo tash për ne është tradhti kombëtare”, ka shtuar Arifi.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika