Arifi për ndarjen e votimit për nënkryetarët e pakicave: Shkelje kushtetuese, skandal që ka alarmuar ndërkombëtarët

Analisti politik, Avni Arifi, ka kritikuar ndarjen e votimit për nënkryetarët e Kuvendit nga radhët e komuniteteve, duke e quajtur atë shkelje të pastër të Kushtetutës së Kosovës.

Në emisionin FIVE të TV Dukagjinit, Arifi ka thënë se kjo praktikë jo vetëm që është antidemokratike, por ka alarmuar edhe faktorët ndërkombëtarë.

“Kjo çka ka bërë, edhe sepse nuk po adresohet, ndarja e votimit për nënkryetarët e minoriteteve përveç që paraqet një shkelje të pastër kushtetuese. Paraqet një skandal dhe shumë faktorë ndërkombëtar janë të alarmuar. Nuk është dashtë me nda, nuk është praktikë demokratike që partitë minoritare me votat e veta të bëhen nënkryetarë. Kushtetua jonë, ligjet e Kosovës kur janë hartuar, ideja ka qenë që partia më e madhe i voton ata. Ndarja e votimit për serbet dhe minoritet e tjera, nuk ka ndryshe të adresohet përveç si shkelje e pastër e Kushtetutës…

Kjo nuk është situatë  pëlqyeshme, e dimë cili është qëllimi. Nuk mundet askënd me mashtru se cili është qëllimi. Ky është sistemi jonë, kjo është Kushtetuta jonë…”, ka thënë Arifi.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika