Arifi: VV-ja ka sulmuar e linçuar të gjitha institucionet, përveç Bashkësisë Islame

Ish-ambasadori Avni Arifi ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke deklaruar se që nga ardhja në pushtet ka shënjestruar pothuajse të gjitha institucionet dhe segmentet e shoqërisë, me përjashtim, në mënyrë ironike, sipas tij, të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Sipas Arifit, VV ka sulmuar Prokurorinë, Gjykatat, mediat, sindikatat dhe shoqërinë civile, duke i njollosur dhe linçuar publikisht individët që nuk pajtohen me qasjen e saj.

“Prej që ka ardhur VV-ja në pushtet, i vetmi institucion deri tash që nuk e kanë preku është Bashkësia e Islame. Vetëm aty s’janë gju. Prokurorinë e kanë njollos, të paktën i kanë sulmu. Gjykatat i kanë sulmu, mediat, i kanë shënuar në media të Vuçiqit dhe patriotike. E kanë përdor AKI me i ndjek gazetarët përmes RTK-së, sindikatat i kanë shkurruar. Nga një organizim sindikal, që bukur të lirë e ka pas Kosova deri sa kanë ardhur këta, këta e kanë vdek krejt. Në shorri civile nuk ka njeri që nuk e kanë njollos dhe linçue. Ne po flasim fatkeqësisht, koha po tregon që kemi të bëjmë më një parti politike që e ka fituar pushtetin dhe është kundër sistemit. Është kundër krejt sistemit të Kosovës, mënyrës së organizimit”, ka thënë Arifi.

Sipas tij, VV është kundër vetë sistemit të Kosovës dhe mënyrës së organizimit të tij, duke kujtuar se multietniciteti ka qenë pjesë e një kompromisi të arritur me bashkësinë ndërkombëtare.

“Ne kemi pajtuar për një shoqëri multietnike, nuk ka qenë zgjedhja jonë, por ka qenë kompromis. Ka qenë kompromis me të cilin kanë fillue edhe bombardimet e NATO-s, është marrëveshje me bashkësinë ndërkombëtare, për ta krijuar një shoqëri multietnike. Qasja e tyre që po bëhet ndaj individëve që ka qenë ose është i BIA ose Vuçiqit nuk është duke i ndihmuar Kosovës. Nëse besojnë se duke i linçuar njerëzit, nëse i ndodh ndonjërit prej njerëzve që i ka publikuar emrat dhe nuk është hera e parë, qoftë Hekuran Murati qoftë Dejona Mihali, në një demokraci, nëse do tu ndodhte diçka, këta persona do të duhej mi akuzu për vrasje apo nxitje ne vrasje. Vetëm publikimi i emrave është thirrje për linç”, ka shtuar Arifi.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika