Armend Muja kërkon shkarkimin e Duda Baljes nga Komisioni hetimor për energjinë

Deputeti i LVV-së Armend Muja ka kërkuar që deputetja e pakicave Duda Balje të shkarkohet nga komisioni hetimor për energjinë, për arsye të mungesave të saj

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022

Mes tensioneve dhe debateve ndërmjet pozitës dhe opozitës, është duke u zhvilluar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.

Kjo ka ndodhur pas propozimit të deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja, për largimin e dy anëtarëve nga ky komision për siç u shpreh ai, mungesat e tyre të shumta.

Për shkak të mungesave në mbledhje të Komisionit, më shumë se tri, deputeti Muja ka kërkuar përjashtimin nga Komisioni të deputetes Duda Balje dhe deputetit nga Lista Serbe, Ljubinko Karagjiq.

Në fillim të mbledhjes së sotme, kryetari i Komisionit, Hajdar Beqa, tha se deputetja Balje nga pesë mungesa, tri i ka të arsyetuara.

Sipas tij, edhe Karagjiq ka dërguar sqarime.

Ai tha se deputetja Duda Balje ka qenë në vizita zyrtare dhe se kishte paralajmëruar mospjesëmarrjen. Derisa kërkesën e Mujës e quajti ‘puro politike’.

“Këto kërkesa nga VV-ja janë puro politike, sepse nuk po votojnë siç dëshironi ju”, tha ai.

Pas kësaj kërkese pati reagime dhe përplasje mes deputetit të PDK-së, Hajdar Beqës dhe deputetit të LVV-së, Arbër Rexhajt.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika