Arrestimi i serbit në veri, reagon Lista Serbe: Pa asnjë provë e kanë akuzuar për vepra të rënda penale

"Në synimin për të provokuar reagimin e popullit serb në veri të Kosovës para rifillimit të negociatave në Bruksel, institucionet e Kosovës vazhdojnë të ngacmojnë popullin serb. Në këtë kuptim, sot kanë arrestuar një serb nga Zubin Potok dhe pa asnjë provë e kanë akuzuar për vepra të rënda penale"

Lista Serbe

Gjatë ditës sotme Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arrestuar një të dyshuar serb, i cili kërkohej për përfshirje në disa vepra penale.

Ai dyshohej për përfshirje në rastin e sulmit me armë zjarri ndaj njësisë së Policisë së Kosovës, ku si pasojë dy zyrtarë policor kishin pësuar plagë nga arma e zjarrit dhe  i dyshuar edhe për djegien e veturave në rajonin e Zubin Potokut, të cilat ishin regjistruar në targa të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, për këtë ka reaguar Lista Serbe duke thënë se pas asnjë provë e kanë akuzuar për vepra të rënda penale dhe kështu “institucionet e Kosovës vazhdojnë të ngacmojnë popullin serb”.

“Në synimin për të provokuar reagimin e popullit serb në veri të Kosovës para rifillimit të negociatave në Bruksel, institucionet e Kosovës vazhdojnë të ngacmojnë popullin serb. Në këtë kuptim, sot kanë arrestuar një serb nga Zubin Potok dhe pa asnjë provë e kanë akuzuar për vepra të rënda penale. Regjimi i Kurtit nuk ka zgjidhur asnjë sulm ndaj serbëve deri më tani, nga të cilët ka pasur me dhjetëra, por kur serbët do të persekutohen pa prova, ai vepron urgjentisht. Është e qartë se qëllimi i tij është të shkaktojë kaos dhe situata në terren thotë se ai nuk është shumë larg kësaj”, thuhet në reagimin e tyre.

“Kohët e fundit, Prishtina në synimin e tij për të mashtruar opinionin shkon edhe një hap më tej, edhe në rastet kur serbët janë dëmtuar, ai si i dyshuar i arreston serbët në mënyrë të pajustifikueshme dhe tenton të sprapsë realitetin në terren duke fshehur fajtorët e vërtetë të sulmit ndaj serbëve dhe pronave serbe”.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika