Arrestimi i shefit të KEK-ut, Azemi i LDK-së: Vazhdimësi e serisë së skandaleve prej ardhjes në pushtet të Qeverisë Kurti

"Pritjet nga kjo Qeveri ishin të larta gjithashtu, duke filluar me skandalin e ambasadorit Martin Berishaj, e pastaj edhe skandalin e fundit në KEK, si keq-menaxhim ose ushtrim i ndikimit dhe abuzimit të detyrës zyrtare"

Eksperti për energjetikë në LDK, Visar Azemi

Eksperti për energjetikë në LDK, Visar Azemi, ka thënë se arrestimi i shefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi është “një skandal në vazhdimësi, prej skandaleve tjera që prej kohës kur kjo Qeveri erdhi në pushtet, duke proklamuar se do ta luftojë korrupsionin”.

Azemi ka theksuar se në kohën kur pritej që sektorit të energjisë ti jepej një zgjidhje, ky sektor u përballë me keqpërdorime.

“Pritjet nga kjo Qeveri ishin të larta gjithashtu, duke filluar me skandalin e ambasadorit Martin Berishaj, e pastaj edhe skandalin e fundit në KEK, si keq-menaxhim ose ushtrim i ndikimit dhe abuzimit të detyrës zyrtare. Nuk ishte diçka që e pritem dhe as që e dëshironim, sepse sektori i energjisë në Republikën tonë ka problem qysh moti. Dhe në kohën kur ne prisnim që ti jepej zgjidhje dhe drejtim pozitiv këtij sektori, ne prapë u përballem me keqpërdorime, me keq-menaxhim të detyrës zyrtare dhe rasti i fundit me arrestim për shkak të këtyre keqpërdorimeve. Ne sigurisht duhet të presim deri në verdiktin final të Gjykatës, por gjithsesi e vërteta është që njeriu i këtij institucioni, kësaj ndërmarrje publike sot është në paraburgim. Dhe kjo nuk i është dashur as Kosovës, as Qeverisë, e as opozitës”, ka thënë Azemi në “BlicIntervieës” me Astrit Gashin.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika