Arrestohen 8 doganierë e 1 polic, dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti

Aksioni i përbashkët i Prokurorisë dhe Doganës me asistimin e policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e tetë zyrtarëve doganorë dhe një polici të cilët dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti

Policia e Kosoves/ Foto: Visar Loku

Prokuroria Speciale ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e përbashkët me Doganën e Kosovës dhe Inspektoratin Policor në veri në 11 lokacione ku u arrestuan tetë zyrtarë doganorë dhe një polic.

Prokuroria Speciale njofton se kontrolli është bërë me qëllim të mbledhjes së provave dhe ndalimit të nëntë zyrtarëve të dyshuar për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe ‘’Marrja e ryshfetit”.

“Dyshimet janë bazuar në një hetim të gjatë të udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe të zbatuar nga Dogana e Kosovës dhe Inspektorati Policor, pasi që nën hetime ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor. Gjatë këtij aksioni janë grumbulluar prova që mbështesin dyshimin se këta nëntë (9) zyrtarë, tetë nga të cilët janë zyrtar të Doganës dhe një zyrtar policor nga Policia kufitare, kanë qenë të përfshirë në veprat për të cilat dyshohen”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, nga ky aksion janë sekuestruar sende tjera të rëndësishme për procedurë të mëtutjeshme hetimore si 20 plumba zyrtarë të Doganës së Kosovës, dhjetë telefona së bashku me katër sim kartela, një pistoletë e kalibrit 9 mm me tre karikatorë dhe 9 fishek, me leje dhe gjashtëmbëdhjetë copë municion jo zyrtar.

Këtë aksion të përbashkët të Inspektoratit të Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës të shtunën nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale që ka rezultuar me të paktën 9 persona, zyrtarë publikë të arrestuar e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavilevci.

Nga ai u bë e ditur se polici dhe 8 zyrtarë të Doganës së Kosovës janë arrestuar në lokacione të ndryshme.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika