Arrestohen disa persona për fajde e skema piramidale, një nga të arrestuarit është zyrtar policor

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar disa persona për veprat penale të fajdes, bixhozit dhe skemave piramidale

Fotoilustrim





Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, përmes një operacioni të gjerë të koduar me emrin “TOTO”, në disa rajone të vendit i kanë arrestuar disa persona, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra penale të fajdes, detyrimit, organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit.

“Operacioni i lartcekur ka për qëllim zbatimin e Urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren për arrestimin e personave të dyshuar (përfshirë edhe një zyrtar policor) dhe kontrollin e disa lokacioneve (Prizren, Prishtinë, Malishevë, Suharekë). Hetimi është duke u zhvilluar mbi bazën e dyshimit se nga të dyshuarit në këtë rast janë kryer vepra penale të ‘Fajdes’, ‘Detyrimit’ dhe ‘Organizimi i Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm'”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, në njoftimin e policisë thuhet se janë sekuestruar para, vetura, telefona mobil, armë dhe municion.

“Deri në këtë fazë të realizimit të operacionit janë kontrolluar disa lokacione dhe deri me tani janë arrestuar disa persona të dyshuar. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, disa vetura, telefona mobil, armë dhe municion”, thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se operacioni është ende në zhvillim dhe do të dalin me komunikatë shtesë për detaje të reja.





Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika