Arrestohen dy ish-pjesëtarë të Policisë në Zubin-Potok

Policia e Kosovës - foto ilustrim.

Dy ish-pjesëtarë të  Policisë së Kosovës janë arrestuar në Zubin-Potok. 

Policia e Kosovës bëri të ditur në raport se njëri prej tyre është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Në shtëpinë e tij janë gjetur pjesë të uniformës policore dhe një armë me leje të skaduar. 

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (ish pjesëtar i Policisë së Kosovës) pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe konfiskuar disa pjesë të uniformes së Policisë së Kosovës, si dhe një armë gjuetie me leje të skaduar me 50 copë fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërsa, ish-pjesëtari i dytë i PK-së është arrestuar për përvetësim në detyrë. Atij i është gjetur po ashtu uniformë, si dhe dokumente. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (ish pjesëtar i Policisë Kosovës) pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e ti janë gjetur dhe konfiskuar: Një uniformë e, një folder me dokumente dhe një shtëpizë e kompjuterit”, njoftoi Policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika