Arrestohen dy persona në Ferizaj, kishin urdhërarrest nga gjykata – Policia jep detaje

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë arrestuar dy persona të cilët kanë pasur urdhërarrest nga Gjykata Themelore atje.

PK’ja ka njoftuar se njëri nga të arrestuarit, Q.R 26 vjeç, ka rezultuar me urdhëresë aktive, sipas së cilës dënimi me gjobë prej 400 euro për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ishte zëvendësuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 20 ditësh.

Kurse i arrestuari tjetër, Y.C 24-vjeç ka rezultuar me urdhërarrest aktiv, të lëshuar nga gjykata, për shkak të mungesës në shqyrtimin gjyqësor lidhur me veprën penale “Vjedhja”.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika