Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona në Gjilan janëë arrestuar për “dhunim”.
Sipas raportit, rasti ka ndodhur më 25 shkurt, ndërkaq të dyshuarit janë arrestuar një ditë më pas, njofton Dukagjini.
“Lidhur me rastin me 25.02.2026, janë arrestuar edhe dy të dyshuar meshkuj dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.