Arrestohen dy persona në Mitrovicë për posedim dhe shitje të narkotikëve

Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar dy persona të dyshuar për vepra penale që lidhen me narkotikë, gjatë një aksioni të zhvilluar më 29 mars.

Sipas njoftimit, bazuar në informata operative dhe dyshime të arsyeshme, policia ka arritur të lokalizojë dhe identifikojë një person të dyshuar për shitje të paautorizuar të narkotikëve.

I njëjti është arrestuar në flagrancë, ndërsa gjatë kontrollit fillestar i janë gjetur dhe sekuestruar rreth 10.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Në vazhdim të veprimeve hetimore dhe me autorizim të prokurorit, është kryer edhe kontroll në shtëpinë e të dyshuarit.

Gjatë këtij aksioni, në kontrollin trupor të një personi tjetër (femër), janë gjetur dhe sekuestruar rreth 1.5 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Pas përfundimit të procedurave, ndaj të dyshuarës femër është iniciuar rast penal për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve”, ndërsa ndaj të dyshuarit mashkull është iniciuar rasti për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve”.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika