Arrestohen dy persona në Skenderaj, dyshohet se po falsifikonin para

Policia e Kosovës, foto ilustrim, RFE.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Skenderaj.

Kjo pasi në raportin 24-orësh, policia bën të ditur se është njoftuar se dikush po shpërndante bankënota të falsifikuara, me ç’rast ka identifikuar dy të dyshuar.

Në veturën e njërit janë gjetur bankënota false, si dhe në banesë pajisje e para të tjera.

“Është raportuar se një person i dyshuar është duke shpërndarë bankënota të falsifikuar. Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku në veturën e njërit të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar bankënota të dyshuara prej 5 euro (475X5) me vlerë  2375 euro, ndërsa gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarit tjetër janë gjetur dhe konfiskuar dy pajisje të dyshuara për skanim (skaner), një llaptop, 170 monedha euro (3×20, 8×10, 6×5), 400 denarë (4×10)”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit, janë dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Të fundit nga rubrika