Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë dhe urdhërarreste nga Gjykatat

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit ishin në kërkim, njëri nga Gjykata Themelore në Mitrovicë e tjetri nga ajo në Pejë.

Siç njofton Policia e Kosovës, njëri nga ta është liruar pasi ka kryer obligimet ndaj gjykatës.

“Policia në Vushtrri, me datën 23.08.2023, ka arrestuar një person për të cilin kishte urdhëresë aktive nga Gjykata Themelore në Mitrovicë- dega në Vushtrri, për veprën penale ‘Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme’. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dyshuari G.A., 48-vjeçar, është dërguar në Gjykatë, dhe pasi  ka kryer obligimet ndaj gjykatës, është liruar”, thuhet në njoftim.

Personi i dytë D.D është arrestuar në Mitrovicë. I njëjti kërkohej për 6 urdhërarreste.

“Arrestimi i personit të dytë D.D., 24-vjeçar është realizuar nga njësitet policore në Mitrovicë, sot me datën 24.08.2023 rreth orës 06:25. Personi i dyshuar në fjalë ka qenë i kërkuar në bazë të gjashtë urdhërarresteve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe Gjykata Themelore në Pejë, për veprat penale: ‘Lëndim i rëndë trupor’,  ‘Posedim i paautorizuar i substancave narkotike’, ]’Sulm ndaj personit zyrtar’, ‘Vjedhje’ dhe dy vepra ‘Vjedhje e rëndë’”, thuhet në njoftim.

I njëjti do të procedohet në gjykatat kompetente për shqyrtime gjyqësore.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika