Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë për sulm fizik ndaj një personi në Drenas

Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën dy shtetas të Shqipërisë, një burrë dhe një grua, nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një qytetar në Drenas.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 11 gusht 2025, rreth orës 11:00, në Gllogoc. Viktima, shtetas i Kosovës, ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar – një mashkull dhe një femër shtetas të Shqipërisë – pasi kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka i është ofruar trajtimi mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika