Arrestohen dy të dyshuar për vrasje në tentativë në Prishtinë, dy të tjerë në kërkim policor

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se iu kanë kundërpërgjigjur të shtënave me armë zjarri dy personave të tjetë të cilët janë në arrati në Prishtinë. Policia rastin e ka cilësuar si ‘vrasje në tentativë’.

Në njoftim thuhet se janë konfiskuar dy armë zjarri pistoleta, dy karikator dhe 7 fishekë.

Pas intervistimit, Policia ka njoftuar se janë liruar dhe dy të tjerët janë në kërkim policor.

Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 01.02.2025-20:37. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi qe te njëjtit derisa kane qene duke punuar ne lokalin e tyre, i ishin kundër përgjigjur të shtënave me arme të dy të dyshuarve të cilët janë në arrati.  Në vendin e ngjarjes  janë konfiskuar dy armë zjarri pistoleta, dy karikator dhe 7 fishekë. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar ndërsa dy të tjerë janë në kërkim policor. Nuk raportohet per te lënduar. Rasti ndodhet nën hetime nga njësitet kompetente policore.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika