Arrestohen e suspendohen dy kirurgë të dyshuar për “marrje ryshfeti”

Dy doktorë të spitalit “Sheik Zayed” në Vushtrri janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48-orë, nën dyshimet se pacientëve iu kanë marr nga 150-400 euro kinse për blerjen e materialeve për operacion. Nën dyshimet për “marrje ryshfeti” nga policia është kontaktuar edhe doktori i tretë, i dyshuar si i përfshirë në këtë rast. Pos kësaj tre kirurgët, Arsim Latifaj, Ekrem Sefiu dhe Isuf Zekaj, janë suspenduar edhe nga puna

Nga 150 deri në 400 euro për një operacion në spitalin publik të Vushtrrisë. Këto para pacientët thonë se u janë kërkuar kinse për material për operacion.

Në këtë aferë korruptive dyshohet të jenë përfshirë tre kirurgët, Arsim Latifaj, Ekrem Sefiu dhe Isuf Zekaj.

Pas publikimit të deklarateve të pacientëve në media, dy të parët janë arrestuar dhe janë ndaluar për 48 orë. Ndërkaq i treti, Isuf Zekaj sipas Prokurorisë në Mitrovicë ende nuk është arrestuar.

“Njëherit, prokurori i Shtetit njofton opinionin se ka urdhëruar policinë që të arrestojë edhe të dyshuarin – mjek të spitalit në Vushtrri, me iniciale I.Z., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, dhe posa të arrestohet, ndaj të njëjtit do të lëshohet vendimi për ndalim prej 48 orësh, po ashtu edhe për këtë të dyshuar do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë” , kanë deklaruar Prokuroria Th. Mitrovicë.

Brenda afatit të paraparë ligjor për tre të dyshuarit do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë.

Përpos Prokurorisë për këtë rast janë vënë në lëvizje edhe institucionet e shëndetësisë.

“Sipas njoftimit të Spitalit, njëri nga kirurgët është shkarkuar nga pozita u.d shefit të Repartit dhe është suspenduar nga puna, po ashtu, edhe dy kirurgë të tjerë janë suspenduar nga puna deri në një vendim të ri”, kanë  thënë Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Përpos kësaj raportohet se Ministria e Shëndetësisë ka iniciuar shkarkimin e dr. Zekajt edhe nga pozita e anëtarit të Bordit në SHSKUK.

Por si arritën në adresën e gazetës shneta dëshmitë e pacientëve. Në një intervistë për RTV Dukagjini, gazetari Bujar Vitija tregon se me sinjalizuesin ka muaj që është në kontakt.

“Është përfolur edhe për më herët se nëse që mjekët I marrin këto para. Pra (thuhet) se mjekët i kërkonin 200 euro për blerjen e një rrjet, kaq kushton një rrjetë e cilësisë së mirë. Por këto mjete keqpërdoren duke blerë rrjeta 15-30 euro. Por këto janë sigurisht dyshime”, ka deklaruar Bujar Vitija, Gazetar.

Këto nuk janë rastet e vetme ku dyshohet për korrupsion, dhe marrje ryshfeti nga pacientët.

“Një kirurg tjetër është dënuar pikërisht për këtë arsye në vitin 2017. Ka qenë një mjek i cili është dënuar me gjashtë muaj burg dhe gjykata ia ka mundësu me e konvertu në para. Pra ai ka paguar dikur rreth 2500 euro për këtë dënim si dhe ka pasë masë që t’iu kthej parata palëve që i’ua ka marrë”, ka theksuar Bujar Vitija, Gazetar.

Vitija thotë aq shumë është përfolur e dyshohet për korrupsion në këtë spital publik, saqë paciantët kanë menduar se është spital privat.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika