Arrestohen edhe tre persona për 1 ton marihuanë që u kap vjet në Sverkë të Pejës

Prokuroria Themelore në Pejë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka realizuar në orët e hershme të së enjtes një aksion në kuadër të rastit të koduar “Vera 2024”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për kultivim dhe shpërndarje të narkotikëve lidhur me kapjen e 1 ton marihuanëve në Sverkë të Pejës në shtator të vitit të kaluar.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se arrestimi i të dyshuarave është ekzekutuar nga Njësiti Special Intervenues në rajonin e Pejës dhe Gjakovës dhe se me me urdhër të prokurorit të shtetit, tre  persona e dyshuar janë ndaluar 48 orë dhe njëkohësisht janë sekuestruar dy automjete, tre telefona mobil dhe para kesh, njofton Dukagjini.
Kujtojmë se lidhur me këtë rast me herët me kërkesë të prokurorit të shtetit, janë arrestuar në Shqipëri edhe tetë persona për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika