Arrestohen katër persona në Mitrovicë, dyshohen për keqpërdorim të kartelave bankare

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj të premte janë arrestuar katër të dyshuar në Mitrovicën e Jugut për keqpërdorim të kartelave bankare

Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, nën dyshimin e përfshirjes së disa të dyshuarve në veprën penale ‘lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’, pas kryerjes së hetime paraprake, këtë të premte kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës për kontrollin e lokacioneve të të dyshuarve.

“Policia ka kryer kontrolle në katër lokacione në rajonin e Mitrovicës së Jugut, ku janë gjetur e sekuestruar disa prova materiale të cilat do të përdorën në procedurë të mëtejme. Gjatë operacionit policor janë arrestuar katër të dyshuar: E.S., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), I.P., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar), A.S., (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar) dhe E.S., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në njoftimin e PK-së thuhet se dyshohet se këta të dyshuar kanë keqpërdorë kartela bankare, duke siguruar në mënyrë të paligjshme të dhëna të kartelave bankare, kartelat pastaj i kanë përdorur për blerje të mallrave të ndryshme.

Mes tjerash Policia njofton se të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas me aktvendim të prokurorit, tre të dyshuarit e parë dërgohen në mbajtje deri ne 48 orë, kurse lënda ndaj të dyshuarit të katërt do të zhvillohet në procedurë të rregullt.

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika