Arrestohen katër persona në Prizren, u gjenden substanca narkotike

Policia e Kosovës ka njoftuar, përmes një komunikate për media, se ka arrestuar katër persona të martën e 8 nëntorit në Prizren, pasi atyre dyshohet se u janë gjetur substanca të dyshuara narkotike

Fotoilustrim





Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona, të martën e 8 nëntorit, pasi dyshohet se atyre u janë gjetur substanca të dyshuara narkotike.

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësia e antidrogës në Prizren, gjatë punës operative, ka pranuar informacione relevante se në një lokacion në Prizren gjenden substanca narkotike.

Operacioni është kryer në orën 14:45, sipas urdhrit verbal, të pranuar nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake në Prizren, Njësia e antidrogës në Prizren, në asistim të patrullave policore dhe forenzikës së stacionit policor në Prizren.

“Nga Policia janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar, si dhe janë sekuestruar si prova materiale dëshmitë si në vijim: Tridhjetë e dy (32) qese najloni të ndara me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuan me peshë të përgjithshme: 1 kg e 118 gr, Tri (3) qese të mbushura me substancë të dyshuar për narkotike lloji KOKAIN me peshë 0.79 gram, një (1) peshore elektronike, katёr (4) telefona mobil, veturë e markës Ford, disa qese plastike tё zbrazura qё dyshohet se do tё përdoreshin për paketimin e substancave narkotike”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga PK.

Më pas, tё dyshuarit janё shoqёruar nё stacionin policor nё Prizren, ku janё intervistuar në prezencë tё avokatёve mbrojtës.

Pas intervistimit, me vendimin e lёshuar nga Prokurori i Shtetit nё Prizren, tё gjithё tё dyshuarit janë ndaluar pёr 48 orë, për të vazhduar me procedurat e mëtejme ligjore.





Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika