Për veprën “vrasje nga pakujdesia” janë ndaluar pesë zyrtarët policorë që morën pjesë në arrestimin e 27-vjeçarit në Lipjan i cili më pas vdiq. Këtë e ka konfirmuar për Radio Dukagjinin, Kaltrina Shala, Zedhenese ne Prokurorine Themelore ne Prishtine.
Për të njëjtit, Inspektorati Policor ka kërkuar më herët suspendim, duke thënë se janë po intervistohen dëshmitarë, si dhe ka filluar mbledhja e provave materiale, incizimeve nga kamerat e sigurisë dhe incizimet nga telefonat mobil.
Bëhet fjalë për katër policë dhe një rreshter.
27-vjeçari, Agon Zejnullahu, ka vdekur në orët e para të së hënës, pak pasi është arrestuar nga policia në Lipjan, për shkak të dyshimeve se po sulmonte automjete e kalimtarë.
E, Alban Zejnullahu, vëllai i të ndjerit ka thënë se Agoni vdiq si pasojë e dhunës së ushtruar nga policia gjatë arrestimit.
“Ne nuk na ka njoftuar kurrgjë, na e kanë ndërruar dy-tri herë, jo kështu ka vdekur, jo kështu. Pasi i kemi parë videot, e kemi vërejtur që rasti ka qenë krejt ndryshe. Nga dhuna e tepruar e policëve, ka ardhur deri te vdekja edhe në bazë të videos siç duket”, ka thënë ai.