Arrestohen Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxha

Aktivistët e ORCA-s, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci janë arrestuar pas aksionit simbolik ndaj plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik

Rron Gjinovci nga ORCA





Të hënën e 14 nëntorit, aktivistët e ORCA-s, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci, janë arrestuar pas aksionit simbolik ndaj plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik.

Në njoftimin e ORCA-s thuhet se në të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, “ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e tyre të përditshëm normal”.

“Pasi procedurat për vendimin përfundimtar për rastin e plagjiaturës Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati po marrin kohë siç ndodh rëndon në Universitetin e Prishtinës, kemi vendosur që nga tash e tutje të kalojmë në aktivizëm gueril”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se është jonormale që një profesor i dënuar për plagjiaturë të vazhdojë të shfaqet para studentëve.

“Ne u arrestuam, por do të vazhdojmë luftën kundër plagjiaturës”.

 





Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika