Arrestohen shtatë persona për së paku pesë raste të grabitjeve të armatosura në Lipjen dhe Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e shtatë personave të dyshuar për së paku pesë raste të grabitjeve të armatosura në tri lokacione të ndryshme të zonës së Lipjanit dhe Drenasit

Ilustrim





Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën e pesë nëntorit, hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, kanë arrestuar shtatë persona të dyshuar për së paku pesë raste të grabitjeve të armatosura, si dhe një tjetër për armëbajtje pa leje.

“Operacionet janë realizuar në tri lokacione të ndryshme, në zonën e Lipjanit dhe Drenasit, ku janë arrestuar personat e dyshuar, të cilët dyshohet se janë përfshirë në së paku pesë raste të grabitjeve, të cilat kanë ndodhur në periudhën korrik -shtator 2022, kryesisht në pompaderivatesh”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje poilicia ka njoftuar se gjatë këtij operacioni janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri AK 47, një pistoletë TT, tre karikatorë, 48 fishekë, 30 paketime te vogla substancë e dyshuar narkotike (dyshohet marihuanë) e të tjerë.

Të arrestuarit dyshohet se janë të përfshirë në veprat si  grabitje e armatosur, grabitje në tentativë, mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armës, përdorimi i armës si dhe posedim ilegal i substancave narkotike.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me vendim të prokurorit të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.





Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika