Arrestohen tri gra në Gjilan, zhvillonin prostitucion në një qendër për masazh

Policia e Kosovës ka arrestuar tri gra në Gjilan, nën dyshimin se ato kanë qenë duke zhvilluar prostitucion në një qendër për masazh

Policia e Kosovës, foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën, më 8 maj, rreth orës 19:30 janë arrestuar dy gra, pasi janë kapur në flagrancë duke pranuar para për shërbime seksuale në një qendër për masazh në Gjilan.

Po ashtu, policia, nëpërmjet raportit 24-orësh, ka njoftuar se është arrestuar edhe pronarja sallonit e dyshuara kosovare, pasi në bashkëpunim me të dyshuarat ka kryer veprat “mundësim ose detyrim në prostitucion apo bashkëkryerje”.

“Pas implementimit të masave të veçanta është arritur te dyshimi se në një sallon masazhi është duke u zhvilluar prostitucion. Njësitë policore kanë kapur në flagrancë dy të dyshuara kosovare të cilat kishin pranuar para për shërbime seksuale”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në konsultim me prokurorin, tri të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika