Arrestohet 18-vjeçari në Vushtrri, i konfiskohet një qese e vogël me substancë narkotike

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin 18-vjeçar në Vushtrri për "Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”

Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin 18-vjeçar në Vushtrri për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Gjatë natës policia në Vushtrri, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “Bahri Kuqi”, në kohën kur zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll një automjet dhe gjatë kontrollit të detajuar në automjet është gjetur dhe është konfiskuar një qese e vogël me substancë narkotike.

“Në cilësi të dyshuarit është arrestuar A. P., 18-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit pas intervistimit është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet tutje në njoftim.

Mes të tjerash njoftohet se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika