Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet policore të Stacionit Policor Qendra dhe Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, pas një pune hetimore dhe operacionale, kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar për së paku tri raste të vjedhjeve.
Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuar është D.G, 25-vjeç, njofton Dukagjini.
Pas arrestimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.