Arrestohet 33-vjeçari në Mitrovicën e Veriut, i konfiskohen 9 kg substancë narkotike

Policia e Kosovës ka njoftuar se këtë të premte ka arrestuar të dyshuarin mashkull 33-vjeçar në Mitrovicën e Veriut, pas intervistimit i është iniciuar rasti "blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose analoge"

Fotoilustrim





Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, pasi kanë pranuar informacione për posedim të substancave narkotike, të premten e 28 tetorit kanë zbatuar një operacion policorë në Mitrovicën e Veriut me qëllim të kapjes së të dyshuarit dhe konfiskimit të substancave narkotike.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se policia ka pranuar urdhëresën për kontroll nga organet e drejtësisë, kanë kryer kontroll në një banesë ku dyshohej se mund të kishte lëndë narkotike.

“Gjatë kontrollit në atë lokacion policia ka arritur të gjejë e të konfiskojë 9 kg e 108 gr substancë që dyshohet se është marihuanë”, njofton Policia e Kosovës.

Foto e postuar në llogarinë e Policisë së Kosovës

Në këtë njoftim tutje thuhet se policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin mashkull 33- vjeçar, i cili është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti “blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose analoge”.

Ndërsa, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë me aktvendim nga prokurori kompetent.





Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika