Policia e Kosovës ka njoftuar një rast të dhunës në familje dhe posedim të paautorizuar të armëve.
Sipas njoftimit, rreth orës 13:20, në stacionin policor është paraqitur një grua që kishte pasur një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj. Ankuesja është ofenduar dhe në një moment edhe e goditur nga i dyshuari.
Gjatë veprimeve hetimore, policia ka konstatuar se në banesë mbahej një armë zjarri – pistoletë – që dyshohet se ishte në posedim të paautorizuar nga i dyshuari, 42 vjeç. Njësiti i Hetimeve ka sekuestruar armën dhe 15 fishekë.
Në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast penal ndaj të dyshuarit për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.