Arrestohet 52-vjeçari për 8 vjedhje të rënda, i gjenden 7 telefona, 11 ora e stoli

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka realizuar sot një operacion që lidhet me rastin e personit B.C., 52 vjeç, i cili ishte arrestuar nën dyshimin për kryerjen e tetë rasteve të “Vjedhjeve të Rënda”.

Në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, hetuesit kanë ushtruar kontroll në një lokacion në Prishtinë, ku dyshohej se i dyshuari kishte fshehur sendet e vjedhura.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar shtatë telefona, njëmbëdhjetë ora dore, stoli, si dhe pajisje të tjera pune dhe teknologjike.

Pas përfundimit të procedurave ligjore, policia ka bërë të ditur se sendet e sekuestruara do t’u kthehen pronarëve të ligjshëm.

 

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika