I dyshuari për sulmin me sëpatë ndaj ish-gruas së tij në Gadime të Epërme të Lipjanit tashmë është arrestuar.
Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin, Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila njofton se arrestimi është kryer rreth orës 12:30.
Sipas Prokurorisë, i dyshuari kishte Urdhër për Mbrojtje aktiv në momentin kur dyshohet se ka kryer sulmin.
Rasti po hetohet si “vrasje në tentativë”.
Burri që dyshohet se sulmoi gruan me sëpatë në Lipjan, ende në arrati
RrGK reagon pas sulmit me sëpatë të gruas në Lipjan: Dhunuesit t’i caktohet masa e rehabilitimit