Arrestohet Daut Mehmeti dhe trajneri Arbnor Rifati nën dyshimin për trukim ndeshjesh

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prishtinë, Prizren dhe Pejë për krime ekonomike, ku janë arrestuar tre persona, përfshirë gjyqtarin prishtinas, Daut Mehmeti dhe trajnerin e basketbollit Arbnor Rifati, për dyshime lidhur me kurdisje ndeshjesh

Drejtoria e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës ka zhvilluar një aksion në tri rajone të ndara, në Prishtinë, Prizren dhe Pejë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, e ka konfirmuar lajmin për Dukagjinin dhe ka bërë të ditur se nga ky aksion janë arrestuar tre persona për shkak të dyshimeve që kanë të bëjnë me kurdisje ndeshjesh.

“Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka realizuar dy operacione të ndara në tri rajone si në Prishtinë, Prizren dhe Pejë. Operacionet policore deri më tani kanë rezultuar me shoqërimin e tre personave të dyshuar. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka thënë Kelani në një përgjigje me shkrim për Dukagjinin.

Dy prej personave të përfshirë në arrestime raportohen të jenë Daut Mehmeti, gjyqtar i supspenduar nga FIBA dhe trajneri i basketbollit kosovar, Arbnor Rifati.

Pas përfundimit të operacioneve, zëdhënësi i Policisë, Kelani ka thënë se do të bëhen të ditura edhe informacionet shtesë.

Para dy javësh, gjyqtari kosovar i basketbollit, Mehmeti ishte përjashtuar nga FIBA për shkeljen e Kodit të Sjelljes dhe Integritetit të Federatës Botërore të Basketbollit.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me trajnerin nga Prizreni, i cili u përjashtua për gjashtë muaj.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika