Arrestohet djali i një polici për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Policia e Kosovës ka njoftuar për një arrestim të ri që lidhet me hetimet në vazhdim për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, ngjarje që ka tronditur vendin dhe ka mobilizuar institucionet e sigurisë në vend.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është arrestuar një person i cili është djali i një zyrtari policor. Sipas tij, është bastisur shtëpia e këtij të dyshuari dhe është sekuestruar arma zyrtare e babait të tij, me qëllim të verifikimit të mundshëm të përdorimit të saj në këtë rast apo në ndonjë rast tjetër.

“Gjatë ditës së sotme është arrestuar një person, që është djali apo biri i një polici, shtëpinë e të cilit e kemi bastisur. Me qëllim të identifikimit të çdo mundësie është sekuestruar arma e tij zyrtare. Prandaj mbetet për tu verifikuar mos rastësisht është përdor në këtë rast apo në raste të tjera”, ka thënë Hoxha.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika