Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “armëmbajtje pa leje”.

Sipas Policisë, ai është ndaluar rreth orës 15:00 në rrugën “Mehmet Isahi” në Prishtinë.

Pas arrestimit, ai është intervistuar nga policia dhe, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën ‘Mehmet Isahi’ në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka deklaruar Pllana.

Të fundit nga rubrika