Arrestohet i dyshuari nga Istogu pasi ngacmoi një të mitur në rrjete sociale

Një person nga Istogu është arrestuar këtë të premte nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet për veprën penale “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”

Foto ilustrim





Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten është arrestuar një person mashkull kosovar nga Istogu, pasi ka ngacmuar një vajzë të mitur në rrjete sociale.

Po ashtu, Policia ka bërë të ditur se dyshohet se gjatë bisedave me video, i dyshuari ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’.

Ndërsa, rastin e kishte raportuar babai i vajzës në fjalë, dhe policia ka filluar hetimet rreth zbardhjes së rastit.

“Pas raportimit të rastit, në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, nga ankuesi mashkull kosovar se vajza e tij është ngacmuar përmes rrjeteve sociale nga një mashkull i panjohur, policia ka iniciuar rastin ‘ngacmim’ (31.08.2022) dhe ka filluar hetimet rreth zbardhjes së rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, rasti është trajtuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike.

“Hetuesit policorë pas veprimeve hetimore intensive kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin L.G., (mashkull kosovar, nga një fshat i Istogut), i cili dyshohet se përmes rrjetit social ka kontaktuar me viktimën femër”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se si provë materiale është konfiskuar një telefon celular.

Ndërkaq, pas intervistimit me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në ndalim policor.





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika