Një person është arrestuar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka tentuar t’i sulmojë një burrë dhe një grua.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të dielën në Ferizaj dhe u iniciua si “Kanosje”.
“Ferizaj / 22.02.2026 – 10:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte tentuar ti sulmoj dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare. Nga i dyshuari është sekuestruar mjeti i mprehtë thikë. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes”, ka njoftuar Policia.
