Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Fushë Kosovë të dyshuar për dhunimin e një të miture.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën dhe është denoncuar nga vetë viktima, njofton Dukagjini.
“Fushë Kosovë 10.12.2025-10:30. Viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se ishte abuzuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.