Arrestohet i dyshuari për therjen me thikë në Deçan

Një person është arrestuar si i dyshuar për kryerjen e therjes me thikë në Deçan mbrëmë më 8 shtator

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një i dyshuar është arrestuar të hënën për therje me thikë në Deçan.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, i dyshuari të dielën, pasi ka therur me thikë një person, kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

“Ju njoftojmë se me datë 08.09.2024 rreth orës 22:35,  Stacioni Policor në Deçan, është njoftuar së në Rrugën Luan Haradinaj në Deçan, në një market dyshohet së një person është therur me mjetë të mprehtë – thikë, më pas i dyshuari ishte larguar në drejtim të pa njohur. Viktima është dërguar me autoambulancë për në Spitalin Rajonal, e me vonë me udhëzim të mjekut  kujdestarë është dërguar për në QKUK  në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit, Policia ishte vënë në kërkim të të dyshuarit, me datë 9 shtator, dhe pas një pune intensive Stacioni Policor në Deçan ka arritur ta identifikojë vendndodhjen e tij dhe ta arrestojë të dyshuarin.

Theret me thikë një person në Deçan, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika