Arrestohet i dyshuari për vjedhje në një lokal në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për grabitje në tentativë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima femër ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës, i dyshuari mashkull kosovar, ka hyrë në lokal dhe nën kërcënimin e mjetit të mprehtë thikë, ka tentuar të kryej grabitje duke kërkuar para, njofton Dukagjini.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga kamerat e sigurisë është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari.

Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Të fundit nga rubrika