Arrestohet i dyshuari për vrasje në Debëlldeh, ishte në arrati nga 18 shtatori

Policia e Kosovës pas rreth dy javësh ka arritur që ta arrestoj J.I i dyshuar për vrasje të rëndë.

I dyshuari që nga dita kritike më 18 shtator ishte në arrati, transmeton Dukagjini.

“Si rezultat i veprimeve të vazhdueshme hetimore intensive, intervistave, zbatimit të masave të veçanta hetimore si dhe kontrolleve të përsëritura në disa lokacione të identifikuara si të mundshme për strehim (fshehje) e të dyshuarit, ka arritur të ushtrojë presion të vazhdueshëm që besohet se ka çuar në dorëzimin e të dyshuarit sot me datën 01.10.2025. I dyshuari J.I. (viti i lindjes 1987) mashkull kosovar, shtetas i Kosovës, dyshohet se është i përfshirë në rastin e veprës penale ‘’Vrasje e rëndë’’ të ndodhur me datën 18.09.2025 në fshatin Debëlldeh të Komunës e Vitisë. I njëjti që nga ajo kohë deri më sot ka qenë në arrati” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes.

 

Të fundit nga rubrika