Arrestohet në Prishtinë një shtetas i huaj i kërkuar nga Gjermania për trafik droge

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Gjermanisë, nën dyshimet për përfshirje në trafikim të drogës në mënyrë të përsëritur dhe fitimprurëse.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari ishte në kërkim përmes INTERPOL-it, bazuar në një urdhër-arrest të lëshuar nga autoritetet gjermane.

“Sot, më datë 27.01.2026, Policia e Kosovës, përkatësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor-ILECU, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Stacionin Policor Jugu – Prishtinë, kanë realizuar arrestimin e një personi shtetas i huaj.

I dyshuari ishte në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, bazuar në urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kompetente të shtetit të Gjermanisë, për veprën penale “Trafikimi i drogave narkotike në mënyrë të përsëritur dhe fitimprurëse”, vepër kjo e
sanksionuar sipas legjislacionit penal gjerman.
Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, me qëllim të vazhdimit të procedurave të mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe në luftimin e krimit të organizuar dhe veprave të rënda penale”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika