Arrestohet në Vlorë shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Policia e Shtetit ka njoftuar se, në kuadër të një operacioni policor në lagjen “1 Maji” në Vlorë, është arrestuar me qëllim ekstradimi në Itali shtetasi A. A.(L)., 54 vjeç

Pamje të postuara nga Policia e Shtetit

Të premten e 2 shtatorit, Policia e Shqipërisë ka njoftuar se është arrestuar me qëllim ekstradimi një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar në Vlorë.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë në Vlorë, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “September”.

“Në kuadër të këtij operacioni, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit: A. A.(L)., 54 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Policia njofton se shtetasi i arrestuar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lecce-s në Itali, ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika