Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë një person me inicialet N.E., i dyshuar për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Rasti ka ndodhur sot, më 13 prill në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj, ku një 59-vjeçar ka rënë nga kati i gjashtë i një objekt ndërtimi.
Ekipet emergjente që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Prokurori i shtetit ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.
59-vjeçari humb jetën gjatë punimeve, bie nga kati i gjashtë në Ferizaj