Arrestohet një i dyshuar për dëmtim të shtratit të lumit “Lumbardhi i Deçanit'”

Një person është arrestuar në Deçan për dyshimin e ndotjes së lumit "Lumbardhi i Deçanit"

Policia e Kosovës

Në datën 6 shtator, Stacioni Policor në Deçan ka kryer një arrestim në lidhje me një ngjarje të dyshuar për veprën penale “Ndotje, Degradim apo Shkatërrim i Mjedisit”.

Policia kishte marrë informatë se në fshatin e vogël Vranoc të Deçanit, individë të paidentifikuar po kryenin dëmtim të shtratit të lumit “Lumbardhi i Deçanit” përmes një veprimtarie të paligjshme të nxjerrjes dhe eksploatimit të zhavorrit nga shtrati i lumit dhe brigjet e tij.

Njësitë relevante të Stacionit Policor në Deçan kanë reaguar menjëherë ndaj këtij informacioni duke identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar, i cili edhe është intervistuar nga hetuesit.

Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit dhe Inspektorët kompetentë të Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – sektori i Mjedisit dhe Komitetin e Policisë Mjedisore dhe Mbrojtjes së Mjedisit – Prishtinë, të dyja agjencitë janë përfshirë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë hapat ligjorë të nevojshëm.

“Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Deçan, menjëherë iu kanё përgjigjur rastit, ёshtё bёrё identifikimi dhe arrestimi i personit tё dyshuar, i njëjti ёshtё intervistuar nga hetuesit.Nё koordinim me prokurorin e shtetit dhe bashkëpunim me Inspektoret adekuat te MMPHI –se, dhe KPMM-se –Prishtinë, tё cilët po ashtu kane dalё nё vendin e ngjarjes dhe janë ndërmarr veprimet adekuate ligjore”, thuhet në njoftim të Policisë.

Gjatë operacionit është bërë sekuestrimi i përkohshëm i disa mjeteve të rënda, duke përfshirë: Tre (3) ekskavatorë, Gy (2) gurthyes.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, personi i dyshuar është liruar, ndërsa rasti Do të vazhdojë me procedurën e rregullt të ligjit.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika